Kosova
Kosovë: Të mbijetuarit e dhunës seksuale kërkojnë trajtim të dinjitetshëm

Duke kërkuar drejtësi, dinjitet, profesionalizëm dhe sinqeritet në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, shumë aktivistë, qytetarë e deputetë iu bashkuan marshit në mbështetje të tyre, marsh ky i cili filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek Kuvendi i Kosovës. Protestuesit edhe një herë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e deputetes Flora Brovina, raporton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendonte se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, fotografi e cila doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e po ashtu edhe nga familjarët e tyre.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare Rehabilituese të të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tha se i mbetët Kuvendit të Kosovës që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Ajo ka cituar edhe disa nga fjalitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale, të cilat janë adresuar në këtë qendër.
Ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që të mbijetuarit e dhunës seksuale të përkrahen në mënyrë të dinjitetshme. Madje, ajo tha se nuk do të lejojnë që publikimi i një fotografie të përmbysë një proces të tërë.
Linda Sada, nga “Medika Gjakova” tha se ai skandal, të mbijetuarit e dhunës seksuale i ka kthyer prapa në vitet 1998-1999.
Ajo tha se nuk do të lejojnë që të keqpërdoret vuajtja e të mbijetuarve për qëllime dhe interesa të tjera. Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë që sa më shpejt të zbardhet e vërteta për skandalin, që sipas saj, ka ndodhur me fotografinë e shpalosur në Kuvendin e Kosovës.
Vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfijes, Nafi Krasniqi, tha se si për ironi të të gjithë të mbijetuarve të torturës, të enjten në Kuvend të Kosovës u shfaq kjo fotografi nga Flora Brovina.
Krasniqi tha se dorëheqja e Brovinës është më e pakta që mund të bëjë ajo.
Ky marsh u organizuar nga gjashtë organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Rrjeti i Grave të Kosovës, Medika Kosova, Medika Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Shoqata Drejtësi për të Gjithë. Marshit iu bashkua edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, deputetë të opozitës e shumë qytetarë të tjerë.
Pas marshimit, në shenjë solidarizimi, parulla me thirrjen “Më trajto dinjitetshëm” është ngjitur në rrethojën e Kuvendit të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?