Kosova

Kosovë: Vazhdon rritja e infektimeve me Covid-19

Gjatë 24 orēve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

100 raste pozitive me Covid-19 janë shēnuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rritja e numrit të infektimeve ka bërë që numri i rasteve aktive të arrijë në 539.
Këto janë të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se po vazhdon procesi i vaksinimit masiv.

Të premten janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtur pandeminë, të cilës nuk po i dihet ende fundi.