Kosova
Kosovë: Vdekja e 25-vjeçarit në vendin e punës, arrestohen tre menaxherë
Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin e vdekjes së një 25-vjeçari në vendin e punës, ka arrestuar tre menaxherë, të cilët thuhet se pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti që ka ndodhur të dielën pas mesditës është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovarë (menaxherë), të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Po ashtu prokurori thuhet se ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.
E-Diaspora
-
“Nëntori fillon me ne” – Gratë shqiptare të Zvicrës festojnë me këngë, art dhe krenari kombëtare Diplomatja Shukrije Ramadani shpjegoi simbolikën e kësaj ngjarjeje: “Motoja ‘Nëntori fillon me ne’ është motoja që... -
Nga identiteti te përgjegjësia, demokracia e shqiptarëve përtej shtetit kombëtar -
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Dogana ndalon fluksin e porosive të paligjshme online në Cyrih Gjatë një kontrolli prioritar në kantonin e Cyrihut, u zbuluan importe të shumta të paligjshme. Midis... -
Çfarë synon saktësisht të bëjë propozimi zviceran kundër imigracionit “jo 10 milionëve”? -
Sa do të kushtojnë biletat për trenin e ri të natës nga Zvicra në Suedi? -
Gjithçka që duhet të dini rreth ndryshimit të sigurimit tuaj shëndetësor zviceran në vitin 2025 -
Pse 570,000 të huaj në Zvicër mund të marrin papritmas leje qëndrimi të përhershme











