Kosova

KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet

KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që afati për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit të jetë 12 ditë, transmeton albinfo.ch.

Sipas vendimit të KQZ-së, regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të bëhet në periudhën 6 maj – 17 maj 2026. Ndërkohë, votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Po ashtu, votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve do të zgjasë nga 6 maj deri më 18 maj 2026.

Ndërkaq, KQZ ka bërë të ditur se lista e qendrave të votimit nëpër përfaqësi diplomatike dhe caktimi i numrit maksimal të votuesve do të bëhet në periudhën 5 – 6 maj 2026./Albinfo.ch