Lajme
KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Javën e ardhshme pritet publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo pasi deri të premten e kësaj jave pritet të përfundojë rinumërimi i 494 vendvotimeve.
“Procesi i rinumërimit të vendvotimeve është duke vijuar sipas dinamikës së paraparë në QNR. Janë gjithsej 28 tavolina pune ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të vendvotimeve. Besojmë që do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje dhe pastaj gjatë vikendit besojmë që do të mund të fillojmë me procesin tjetër të numërimit të fletëvotimeve me kusht dhe votave nga jashtë vendit”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani janë rinumëruar 15 për qind e tyre apo 76 nga 494. Sidoqoftë, rinumërime mund të ketë edhe pas shpalljes së rezultateve nëse do të ketë ankesa në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Ndërkohë, paralelisht po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të 43 mijë e 500 pakove të ardhura nga diaspora. Deri më tani janë aprovuar 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara.
“Sipas të dhënave më të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara. Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jo valide për identifikim”, theksoi Elezi.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














