Kosova
Krasniqi: LDK-ja s’mund të vendosë për zgjedhje, vendos PDK-ja
“Pa vendosur PDK-ja, s’mund të vendoset për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka shtuar se kjo parti nuk është e interesuar tash për tash që vendi të shkojë në zgjedhje dhe këtë ka thënë se nuk mund ta bëjë LDK-ja, përcjell albinfo.ch.
“Jemi partia më e rëndësishme në vend, normalisht se ne vendosim për zgjedhje”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së. Ai ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk mund të mbesë përherë peng i Listës serbe sa i përket ndryshimit kushtetues për transformimin e FSK-së në ushtri.
Krasniqi deklaroi se opsion i fundit mbetet ndryshimi përmes ligjit, ndërsa ka thënë se duhet të binden edhe ndërkombëtarët se ndryshimi kushtetues është i pamundshëm, duke parë rezistencën e Listës serbe.
Sipas tij, koalicioni qeverisës po dëshiron të ketë konsensus të gjerë politik sa i përket dialogut me Serbinë, Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transformimit të FSK-së në FAK, e për çështjet të tjera që lidhen me integrimin evropian dhe reformën zgjedhore. Krasniqi theksoi se platforma e Veselit lidhet me platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve