Lajme
Krasniqi, paratë e burgut i jep për studentë
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka propozuar që të gjithë ish-të burgosurit politikë ta formojnë një fond të veçantë për t’i ndihmuar studentët e varfër
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk do t’i marrë paratë që i takojnë atij për vuajtën disavjeçare në burgjet e ish-Jugosllavisë. Ai ka paralajmëruar se mjetet që i takojnë si kompensim për vuajtjet në burg, do t’ua ndajë studentëve të varfët për t’i vazhduar studimet.
Madje kryeparlamentari kosovar ka dhënë një propozim që të gjithë ish-të burgosurit politikë ta formojnë një fond të veçantë për t’i ndihmuar studentët që kanë talent, por nuk kanë mundësi t’i ndjekin studimet.
“Nëse Shoqata e të Burgosurve Politikë e thirr Kuvendin e saj dhe bisedojnë për krijimin e një “Fondi për të financuar studimin e fëmijëve talent të familje të varfra, duke dhuruar një përqindje për atë fond, unë do t’i dhuroja për atë fond të gjitha mjetet që me takojnë për dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit tim në burgjet jugosllave”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu ai kërkoi nga Shoqata që ta merr seriozisht këtë propozim, citon TG.
“Kërkesën po e bej pse besoj fuqishëm në gatishmërinë e këtyre njerëzve që në një kohë (në kohën më të mirë të jetës së tyre), kanë sakrifikuar shumë për popullin dhe atdheun tone”, ka shkruan kryeparlamentari në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ua kompensojë materialisht kohën që kanë kaluar në burg, të gjithë ish-të burgosurve politikë dhe të internuarve nga regjimi ish-Jugosllavisë.
Duke i trajtuar si kategori e sakrificës, ekzekutivi kosovar planifikon t’ua paguaj nga 15 euro, çdo natë që ata kanë kaluar nëpër burgjet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë. Në këtë kategori hyjnë edhe personat e internuarave nga vitit 1912 deri më 1999.
Sipas statistikave zyrtare, janë mbi 3 mijë të burgosur politikë dhe të internuar që duhet t’u kompensohet koha e burgut. Sipas një përllogaritje që ka bërë Qeveria e Kosovës, kompensimi për ditët në burg, Buxhetit do t’i kushtoj rreth 55 milion euro. Këto mjetet do të ndahen brenda katër vjetëve të ardhshme.
Adem Demaçi, ai që konsiderohet si “Mendela e Evropës” ka kaluar plotë 28 vite prapa grilave. Mirëpo të paktën sot, të gjitha ato dit të kaluara në burg, do t’i “shpaguhen” sadopak nga Qeveria. Për 28 vite të kaluara ai do të përfitoj 177 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













