Kosova
Kreditë e Qeverisë zvicerane ndihmojnë në ngritjen e ndërmarrjeve në Evropën Juglindore
Fondi Start-up i SECO-s (SFF) është një instrument i bashkëpunimit ekonomik të Zvicrës me vende të përzgjedhura në Afrikë, Amerikën Latine, Azi, shtetet e dala nga ish Bashkimi Sovjetik (GUS) dhe ato të Evropës Lindore e Juglindore. Ndërmarrësit me qëndrim në Zvicër mund të aplikojnë për hua në SSF, për të themeluar një ndërmarrje, për shembull, në Evropën Juglindore. Kredia e SSF mund të përdoret si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues. Edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ndërmarrësit e kanë shfrytëzuar me sukses SSF-në, siç tregojnë dy shembujt në vijim.
Swiss Hydro Company – Ndërtimi i një biznesi familjar në Maqedoni
Instaluesi sanitar, Ismail Dervishi nga Thurgau, fillimisht nuk kishte në plan ngritjen e ndonjë biznesi në Maqedoni. Por, gjatë angazhimeve të tij për të afërmit dhe miqtë, ai kuptoi se në Maqedoni kishte një kërkesë të madhe të pambuluar për shërbime dhe produkte me kualitet të lartë, veçanërisht për marka zvicerane. Ai vendosi që të shfrytëzojë përvojën e tij shumëvjeçare si instalues sanitar (hidraulik) dhe kontaktet me prodhuesit e markave nga kjo fushë, për të ngritur një ndërmarrje të veten në lëmin sanitar, siç është Swiss Hydro Company.
Përcaktues ishte vizioni për ngritjen e një biznesi shembullor dhe për përcjelljen e cilësisë zvicerane në Maqedoni.
Biznesi i mirëfilltë nisi në vitin 2008 me distribuimin e produkteve të geberitit. Pasi që në një fazë të tillë të hershme të ngritjes së ndërmarrjes, fitimi i kredisë bankare do të ishte pothuaj i pamundur, Swiss Hydro Company aplikoi në vitin 2011 me sukses për një kredi të SSF. Me këtë kredi ai financoi zgjerimin e mëtejshëm të ndërtesës afariste dhe blerjen e materialit dhe të pajisjeve. Gjatë 10 viteve të kaluara, ky biznes familjar – në të cilin angazhohen edhe bijtë dhe të rejat e themeluesit – është zhvilluar mirë dhe sot punëson rreth 9 veta.
Kredia e SECO Start-up Fund për ndërmarrësin Dervishi ka qenë një burim i rëndësishëm financimi në fazën e hershme të ndërmarrjes së tij, “… edhe pse kredia në franga zvicerane për biznesin tonë që është i bazuar në euro, ishte bërë në një kohë mjaft e shtrenjtë”.
Nga pompa e benzines te biznesi me pelet druri: Ndërmarrësia në Kosovë
Bashkim Zejnullahu, në vitin 2002 kishte vendosur spontanisht të braktiste Kantonin e Solothurnit dhe të bënte një fillim të ri si ndërmarrës në Kosovë. Sot ai është i kënaqur me guximin që ka pasur për të marrë këtë hap: “Në Zvicër, me burimet e mia të kufizuara financiare, kurrë nuk do të mund të bëhesha i pavarur. Për më tepër, në Kosovë unë shihja më pak konkurrencë dhe më shumë hapësirë të lirë për inciaitivën ndërmarrëse”.
Në vitin 2002 Zejnullahu kishte filluar me ndërmarrjen e tij të parë, një pompë të vogël benzine, e cila ndërkohë përfshin edhe një restorant me bar. Në vitin 2007 pasoi hyrja në biznesin e shpërndarjes së gazetave ndërkombëtare, e në vitin 2009, blerja e një mulliri të drithrave.
Me një kredi të SECO Start-up Fund, z. Zejnullahu ngriti një produksion të briketit të drurit dhe ai sot është njëri ndër ofertuesit më të mëdhenj në tregun vendor.
Pas shlyerjes së kredisë së parë, ai aplikoi me sukses në vitin 2013 dhe 2015 për financime të mëtejme për zgjerimin e një fabrike për prodhimin e thasëve të letrës në Kosovë dhe për themelimin e një produksioni të briketit dhe pelletit në Maqedoni. Gjatë 16 viteve të kaluara ai ka krijuar në këtë mënyrë rreth 100 vende pune.
Ngritja e kaq shumë ndërmarrjeve kërkon angazhim mbimesatar pune dhe gatishmëri për të investuar sërish e në vazhdimësi dhe për të marrë mbi vete rreziqet përkatëse financiare. “Prandaj për mua ishte kaq i rëndësishëm një partner i besueshëm si SECO Start-up Fund”, thotë Zejnullahu, “i cili fond mund të ju ndihmojë dhe këshillojë për të gjetur zgjidhje, kur të ndodheni në vështirësi”.
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Rusia ka hapur çështje penale kundër gazetarit zviceran për kalimin e kufirit të Kurskut Shërbimi sekret rus ka hapur procedimin ndaj gazetarit zviceran, Kurt Pelda, i cili akuzohet se ka...
-
Zvicër: Festivali humb para për shkak të birrës falas
-
Lozana dëshiron të prezantojë një rregullore ‘të habitshme’ të duhanit
-
‘Kapsula vetëvrasëse’ është vënë në pritje
-
Një shtytje që pasaportat zvicerane të bëhen ‘pa gjini’