Futboll
Krenar që luan për Kosovën
Arbenit Xhemajli flet për ftesën nga Kosova, ndeshjen me Shqipërinë dhe sezonin e mirë me Xamaxin
Njëri nga futbollistët që është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është Arbenit Xhemajli, i cili luan në Xamax.
Ai po jeton ‘si në ëndërr’, pasi kishte një sezon të shkëlqyeshëm me Xamax, luajti për Kosovën U-21, dhe tani i ka ardhur ftesa nga Kosova U-21.
Xhemajli në një intervistë ekskluzive tregon për ftesën nga Kosova. “Kur më ka ardhur ftesa, isha shumë i lumtur, por edhe shumë krenar. Kisha shumë emocione. Kam luajtur për Kosovën U-21 në kualifikime dhe tani më ka ardhur ftesa nga Kosova A”, shprehet Xhemajli për albinfo.ch.
Për të ky ka qenë një sezon shumë i suksesshëm. “Ishte shumë mirë. Ky ishte viti i parë në Xamax. I kam zhvilluar disa ndeshje dhe në ato lojë e kam treguar veten. Luaj si qendërmbrojtës. Ato ndeshje besoj se kanë bindur edhe Kosovën për të më ftuar”, thekson 20-vjeçari, duke shtuar: “Me Xamaxin kemi arritur të ngjitemi në Superligë. Jemi të gatshëm si ekip për elitën e futbollit zviceran dhe unë personalisht jam i gatshëm”, nënvizon Arbeniti.
Ai flet edhe për ndeshjen miqësoren me Shqipërinë, që Kosova do ta zhvillojë të martën. “Është realizim i ëndrrës të luaj për Kosovën. Familja ime është e lumtur për zgjedhjen time. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë, me shumë shikues, që nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi Arbenit Xhemajli për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla Raportet e incidenteve raciste në Zvicër u rritën me pothuajse një të katërtën në vitin 2023,...
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër?
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF