Jeta në Zvicër
Kreu i BISH të Zvicrës u uron Krishtlindjen të krishterëve shqiptarë dhe zviceranë
Imami Mustafë Memeti: "Kjo festë duhet të na kujtojë të gjithëve pa dallim besimi se jemi njerëz, bijtë e Ademit dhe Havës, e se mbi gjithçka kemi nevojë për dashuri, tolerancë dhe shpirtmadhësi"
Festën e Krishtlindjes, besimtarëve të krishterë shqiptarë dhe të gjithë të tjerëve, në Zvicër ua ka uruar edhe kreu i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, njëherësh imami i njohur, Mustafë Memmeti.
“Të dashur motra dhe vëllezër të krishterë shqiptarë dhe të gjithë qytetarë të krishterë të shtetit helvetik. Me rastin e Krishtlindjeve, në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër ua uroj festën e Krishtlindjeve.
Kjo festë duhet të na kujtojë të gjithëve pa dallim besimi se jemi njerëz, bijtë e Ademit dhe Havës, e se mbi gjithçka kemi nevojë për dashuri, tolerancë dhe shpirtmadhësi.
Në këtë festë, në frymën e porosive të Isait si një mrekulli të përsosur duhet të punojmë që t’u japim fund fenomeneve negative midis nesh, për të ndërtuar një ardhmëri të shëndoshë, që na duhet neve dhe fëmijëve tanë.
Ashtu sikur Oksigjeni që na e fali Zoti, na duhet akceptanca, toleranca dhe respekti reciprok”, përfundon Memeti letrën e tij të urimit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë











