Lajme
Krimet e fshehura
Një gjeneral i penduar serb i policisë do të mund të dëshmohej si figura kyçe në zbardhjen e fatit të të të pagjeturve të luftës së Kosovës. Shkalla e ndriçimit të rasteve po stagnon qe sa vite.
Kufomat e shqiptarëve gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 u transportuan me kamionë nga njësia speciale e policisë nga vendi i ngjarjes në Kosovë për në Serbi, ku edhe u groposën. Pra është fjala për një aksion të koordinuar për fshehjen e krimeve. Pas rënies së Milosevic-it në vitin 2000 pasuan edhe hetimet nga juridiksioni. Më 2001 filloi hapja e disa varrezave masive në tokat e një kazerme policore në Batajnica jashtë Beogradit. Varreza të tjera masive u gjetën në Negotin, në lindje të Serbisë, dhe në Liqenin e Perucac-it, në perëndim.
Në Prishtinë besojnë se në Serbi gjenden edhe më shumë të pagjetur në varrezat masive. Nëse Djordjevic-i (Gjorgjevici) është penduar vërtet , atëherë ai do të duhej të japë sqarime për vendndodhjet e tyre, thotë Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për të Pagjeturit. Tash, në procesin e ankimimit, ku për të do të ishte me rëndësi të gjejë gjyqtarë më të butë, prokurorët publikë të Beogradit do të mund të kishin më shumë sukses.
Se sa të rëndësishme janë informacionet nga rrethi i pjesëmarrësve tregon një thirrje e publikuar para disa ditësh nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në të cilin flitet për numrin prej 1754 të të pagjeturve, pjesa dërrmuese e të cilëve shqiptarë. Është urgjentisht e domosdoshme që të kemi udhëzime të reja mbi ndodhjen e tyre të mundshme, thotë Lina Milner, kryesuese e grupit për të pagjeturit nga Kosova. Që nga 2007 kanë arritur të zbulohen vetëm 305 raste. Organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë dhe në Serbi kërkojnë që zbardhja e këtyre rasteve të bëhet prioritet në bisedimet që po zhvillohen për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Akte hakmarëse
Në bisedimet e zhvilluara në Bruksel nën drejtimin e Bashkësisë Evropiane u trajtuan deri tash çështje politike dhe infrastrukturore, por jo edhe ky problem humanitar. Pas luftës të para 14 viteve u patën lajmëruar 6019 persona si të pagjetur. Sumica e viktimave shqiptare « u zhdukën » gjatë bombardimeve të NATO-s mes marsit dhe qershorit 1999. Serbët dhe romët ranë viktima të akteve hakmarrëse pas përfundimit të luftimeve dhe marshimit të trupave të NATO-s. Tek serbët viktimat janë kryesisht persona të moshës së shtyrë. Numri i gjithmabarshëm i të vrarëve dhe i të pagjeturve gjatë konfliktit vlerësohet të jetë 12’000, prej të cilëve 10’000janë shqiptarë.
Andreas Ernst, NZZ
(Përkthimi : Nexhmedin Gerguri)
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













