Kosova
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesa të pakapërcyeshme
Krimi i organizuar është një lloj i aktivitetit të paligjshëm, të cilin e realizon një strukturë organizative grupore e ngjashme me shoqatat apo shoqëritë e zakonshme legale dhe e cila si synimi themelor e ka arritjen e përfitimit sa më të madh material
Krimi i organizuar, por edhe korrupsioni, vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të çështjeve të sigurisë. Sipas tyre, ky lloji kriminaliteti ka depërtuar edhe në institucionet e vendit.
Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, thonë se krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për vendin.
Fatmir Xhelili, anëtar i këtij komisioni nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për ta zvogëluar dukurinë e krimit të organizuar në Kosovë, duhet që institucionet të investojnë në zbatimin e ligjeve dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
Ai konsideron se dhënia e dënimeve të merituara për ata persona që merren me krimin e organizuar, do të ishte mesazhi më i mirë që kjo dukuri të mos jetë shumë e përhapur.
Deputeti Xhelili, po ashtu, mendon se edhe politika është e përzier me individë, të cilët merren me këto dukuri.
Siç thotë ai, interesi i madh dhe përfitimet e mëdha nga krimi i organizuar kanë arritur të depërtojnë deri te vijat politike.
Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se kanë në proces disa raste, të cilat kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga Prokuroria thuhet se vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti janë pranuar tri raste, ku janë të përfshirë njëzetenjë persona.
“Në vitin 2016 janë pranuar 4 raste me 80 persona. Në vitin 2017 janë pranuar 12 raste me 76 persona. Kurse, deri më tani (2018) janë 3 raste me 21 persona”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Krimi i organizuar është një lloj i aktivitetit të paligjshëm, të cilin e realizon një strukturë organizative grupore e ngjashme me shoqatat apo shoqëritë e zakonshme legale dhe e cila si synimi themelor e ka arritjen e përfitimit sa më të madh material.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, thekson se gjendja ekonomike dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor, ndikon që grupet e organizuar kriminale të funksionojnë lirshëm në Kosovë.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, kanë ftuar prokurorët dhe gjyqtarët disa herë që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është një ndër kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian për Kosovën që synon liberalizimin e vizave dhe integrimin në këtë mekanizëm.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














