Bota
Kriza në Lindjen e Mesme ndikon fluturimet: Dhjetëra devijime dhe anulime

Të paktën 26 fluturime komerciale janë devijuar si pasojë e mbylljes së hapësirës ajrore në Lindjen e Mesme, ka raportuar CNN të hënën.
Fluturimet me destinacion Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Dohan në Katar janë devijuar në aeroporte të tjera përgjatë itinerarit të tyre, ndërsa disa janë kthyer në aeroportin nga ku ishin nisur.
Sipas kompanisë së analizës së aviacionit, Cirium, dymbëdhjetë prej fluturimeve të destinuara për në Doha operoheshin nga Qatar Airways.
Po ashtu, Cirium ka njoftuar se janë planifikuar edhe 39 fluturime nga Amerika e Veriut dhe 210 nga Evropa drejt Lindjes së Mesme, të cilat rrezikojnë të anulohen nëse situata në hapësirën ajrore nuk ndryshon.
Singapore Airlines (SIA) po ashtu ka pezulluar të gjitha fluturimet për dhe nga Dubai për ditët në vijim, si rezultat i një “vlerësimi të sigurisë për situatën gjeopolitike në Lindjen e Mesme”, sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë.
Sipas kërkimeve në faqen e SIA, të gjitha fluturimet drejt dhe nga Dubai janë anuluar deri më 25 qershor. Fluturimet e prekura përfshijnë linjat SQ494 (nga Singapori për në Dubai) dhe SQ495 (nga Dubai për në Singapor).
Kompania ka njoftuar se udhëtarët e prekur nga anulimet do të sistemohen në fluturime alternative ose mund të kërkojnë rimbursim të plotë për pjesën e papërdorur të biletës.
SIA dhe Scoot, që të dyja pjesë e grupit SIA, kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën ajrore të Iranit që nga 2 gushti 2024, duke përdorur rrugë alternative.
Të dhënat e trafikut ajror nga Flightradar24 më 23 qershor tregojnë se avionët vazhdojnë të shmangin hapësirën ajrore të Iranit dhe të vendeve të tjera përreth.
E-Diaspora
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini? Nga e mërkura, më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të hapë afatin për...
-
Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
-
Oficeri i FSK-së shpërblehet me çmim të lartë amerikan
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
Jeta në Zvicër
-
Pilotët e Swiss pritet të ndërpresin marrëveshjen kolektive deri në fund të vitit 2025 Sindikata e pilotëve Aeropers pritet të ndërpresë marrëveshjen kolektive të punës (GAV) me kompaninë ajrore Swiss...
-
Studim i ri: Barnat aprovohen në shumë raste pa testuar klinikisht
-
Shkollat zvicerane jashtë vendit rrezikojnë të humbasin identitetin për shkak të shkurtimeve buxhetore
-
Zvicër: Mungesë e mbi 500 llojeve të ilaҫeve
-
Klasa e mesme në Zvicër, më e fuqishme se në shumicën e Evropës