Shqipëria
Kriza në Ukrainë prek Shqipërinë, shumë turistë anulojnë pushimet
Anulimet kanë nisur fillimisht nga vetë ukrainasit për të vijuar me polakët, bjellorusët dhe rusët.
Sektori i turizmit në Vlorë pritet të ketë një tjetër sezon të vështirë. Kësaj radhe i ndikuar nga kriza e luftës në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve.
“Vlora këtë vit nuk është qyteti që ka mirëpritur gjithë këta turistë, të cilët do kishin filluar me charter-a që prej datës 3 mars sikundër vitin e kaluar dhe ishin charter-a javor. Anulimet nisën me 50 për qind duke kaluar në 70-80 për qind të tregut polak, ukrainas dhe bjellorus”, thotë Anxhela, recepsioniste në një hotel në Vlorë, transmeton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kreut të Operatorëve të Hotelerisë për Jugun, këtë sezon nuk pritet të ketë turistë as nga Serbia, të cilët me sa duket preferojnë Greqinë. Po kështu, rritja e çmimeve ka stepur edhe turistët nga Kosova, të cilët kanë qenë një treg i rëndësishëm për sektorin e turizmit edhe gjatë vitit pandemik.
“Rezervimet po anulohen nga të gjitha agjencitë turistike për shkak të luftës dhe pjesa më e madhe në këtë periudhë ishte nga Ukraina. Gjendja nuk është fortë e mirë, por po mundohemi për tregje të reja. Ne shpresojmë që këtë vit italianët të kthen sërish. Rritja e çmimeve ndikon në planifikimin e pushimeve dhe deri tani prenotimet janë të vakëta. Vjet kishim edhe një qasje të serbëve që nuk ishte parë, por rritja e çmimeve patjetër ndikon direkt në klimën e biznesit”, thotë Adnand Aliaj, kreu i Operatorëve të Hotelerisë për Jugun.
Sipas operatorëve turistikë, situata e krijuar prej luftës në Ukrainë është më rëndë edhe nga situata e krijuar prej pandemisë. Pavarësisht kësaj, gatishmëria e operatorëve vijon të mbetet maksimale në gjetjen e tregjeve të reja për të pasur një sezon mbi pritshmëritë e deritanishme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











