Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Një shqiptare do të ligjërojë në “Arizona State University” Disenjatorja Krenare Rugova do të ligjërojë në “Arizona State University”...
-
Andi Boka, një rrëfim suksesi në sportin e Kanadasë
-
Zvicër: Hapet edhe një pikë shkollore në Romanshorn
-
Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare
-
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin që po udhëtonte nga Cyrihu në Shkup Momente tronditjeje në fluturimin Edelweiss WK438 nga Cyrihu për në Shkup. Avioni u godit nga rrufeja...
-
Që nga e hëna, Zvicra jeton me kredi në aspektin energjetik
-
Marrëveshja Zvicër-BE për krizat shëndetësore, duke u planifikuar
-
Kriza e banesave në Cyrih: Çfarë mund të bëni për të gjetur një banesë me qira?
-
Kostoja e jetesës zvicerane përkeqëson “pabarazinë ekonomike”