Bota

Kroacia nga sot merr kryesimin e Bashkimit Evropian

Kroacia merr kryesimin e Bashkimit Evropian nga Finlanda.

Këtë ditë Zagrebi zyrtarisht e konsideron historike, duke pasur parasysh se ky është shteti i fundit që ka hyrë në BE, ndërsa tashmë ka detyrë serioze para vetes.

Kryeministri kroat Plenkoviq tashmë ditët në vijim do të jetë nikoqir dhe do të ketë takim me një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve evropiane.

Nga 7 janari, dy ditë pas rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Pelnkoviq udhëton për në Paris, në takim me presidentin francez Emanuel Makron, përcjell albinfo.ch.

Një prej temave të bisedave do të jetë zgjerimi, i cili gjatë kryesimit kroat që do të jetë ndër prioritetet në agjendë.

Tri ditë më vonë në Zagreb vjen kryetari i Këshillit Evropian.

Më 16 janar, Plenkoviq niset për në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia, pastaj Sllovenia.