Lajme
Kroacia nuk lejon kalimin e kosovarëve me vizë Shengeni
Nëse në vizën e Shengenit, në pasaportat kosovare, potencohet ndalesa për shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ata nuk mund të kalojnë transit as nëpër Kroaci
Në verën e vitit 2012, para se të udhëtoja me automobil nga Zvicra për në Kosovë e kisha parasysh kalimin transit nëpër Kroaci, shtet ky që aplikon viza për kosovarët. Duke pasur vizën „Shengen C“ konsultova Konsullatën Kroate në Cyrih për procedurën e kalimit transit. Përgjigja ishte: ”Nëse keni një vizë „Shengen C“ (Multiplay), atëherë mund të kaloni nëpër Kroaci pa pasur nevojë për një vizë nga shteti kroat.
Me këtë informacion u nisa edhe sivjet, më 2 mars 2013, nga Zvicra për në Kosovë. Por me të arritur në kufirin kroat, policia kufitare më ktheu që të marr një vizë në Ambasadën kroate në Lubjanë. Arsyetimi ishte se që nga shkurti ka hyrë në fuqi ndalesa për kosovarët që nuk posedojnë vizë kroate, pavarësisht nëse ata kanë një vizë „Shengen C“.
Sqarimi i polices kufitare, znj. Marija Horvat ishte se nëse në vizën e Shengenit, në pasaportat kosovare, potencohet ndalesa për në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, si p.sh. Spanja, Sllovakia, Greqia etj., atëherë këta persona nuk mund të kalojnë transit as nëpër Kroaci.
Prandaj, duke pasur parasysh pamundësinë e sigurimit të një vize transitore për shtetin kroat në kufi si dhe peripecitë e sigurimit të një vize nga ambasada kroate në njërin nga shtetet përreth, njoftoj bashkatdhetarët e mi që të jenë më preventivë, dhe vizën ta sigurojnë me kohë, duke mos u bazuar në vizën „Shengen C“.
Ky shkrim le të jetë edhe një lutje për përfaqësuesit konsullorë të Kosovës në shtetet respektive që të negociojnë me kolegët e tyre për lehtësirat në kalimin transitor, ngase është e pamundur që një kosovar ta marrë një vizë të Shengenit e të mos figurojë ndalesa për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Xhevdet Kallaba
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













