Lajme
Kroacia ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje
Vetëm një mërgimtar kroat ka aplikuar për kthim
Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit, përcjell albinfo.ch.
Referuar televizionit RTL, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike.
Ndërkohë, demografi Damir Strmota theksoi për RTL se kjo masë është e dështuar dhe se njerëzve duhet t’u ofrohet diçka më shumë se para për kthimin e tyre.
“Kjo ishte e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real për të kthyer njerëzit. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha, është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota.
Ivan Majstoric nga Bashkimi Botëror i Rinisë beson se “të rinjve duhet t’u ofrohet më shumë, shumë më tepër”. Sipas tij, është e rëndësishme të rregullohet klima e biznesit për investime, të përmirësohen kushtet e punës në tregun e punës, të sigurohen vende pune më të mira dhe paga më të larta, si dhe të ketë strehim dhe harmonizim të jetës familjare dhe afariste. Majstoric beson se decentralizimi do t’i ndihmonte të rinjtë të qëndronin në komunitetet e tyre, por gjithçka kërkon vullnet politik, kohë dhe financa, si dhe dialog.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













