Të tjera
Kroacia tani me president të ri
Në Kroaci sot u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
Rezultatet e fundit nga më shumë se 80 për qind e vendvotimeve tregojnë se ish-kryeministri Zoran Milanoviq do të jetë president i ri i Kroacisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se për momentin, rezultatet janë duke u përpunuar nga 5,692 nga gjithsej 6,533 vendvotime, ose 87.13 për qind.
Duhet theksuar se Milanoviq vjen nga radhët e socialdemokratëve dhe se sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 852.241 vota, ndërsa kandidatja e HDZ-së Kolinda Grabar-Kitaroviq ka marrë 755.568 vota.
Po ashtu, Partia HDZ ka pranuar humbjen, ndërsa SDP po feston presidentin e ri.
Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.
Ndryshe, që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me Kroacinë. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














