Lajme
Kroatët e bullgarët me standardin më të ulët të jetesës në BE
Standardi i jetesës së qytetarëve në Kroaci në vitin pandemik 2020 ishte afërsisht një e treta më e ulët se mesatarja në Bashkimin Evropian dhe më keq është vetëm në Bullgaria. Kështu bën të ditur një raport i publikuar nga Eurostat.
Në vitin 2020, standardi më i lartë, i shprehur në konsumin aktual individual për frymë, u regjistrua në Luksemburg, 45 për qind më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Pas tij vjen Gjermania dhe Danimarka, ku ishte 24 e 22 për qind më e lartë se mesatarja dhe afër janë Holanda dhe Austria, ku ishte 17 e 16 për qind mbi mesataren evropiane.
Më afër mesatares për sa i përket konsumit aktual individual për frymë në vitin 2020 ishin Qiproja, Italia dhe Lituania, ku standardi ishte rreth katër për qind më i ulët se mesatarja në nivel të Bashkimit. Në Irlandë ishte 10 për qind më poshtë, dhe në Francë po aq mbi mesataren.
Së bashku me Bullgarinë, Kroacia regjistroi konsumin më të ulët aktual individual për frymë, të matur me standardin e fuqisë blerëse, midis vendeve të BE-së, 32 për qind më e ulët se mesatarja e BE-së, pak a shumë në përputhje me vlerësimin e qershorit të Eurostat. Në vitin 2019, ajo ishte 34 për qind më e ulët.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











