Opinione
Kronologjia e qeverisjeve në vend dhe ngjashmëria e tyre
Eksponentë të ndryshëm përgjatë viteve që kishin dhe kanë qeverisur me vendin, me veprimet e tyre kanë bërë që qytetarët të vazhdojnë ta konsiderojnë shtetin si diçka të huaj, nga ku ai (shteti) mund të shfrytëzohet për interesa personale dhe në të mira individuale e klanore, mjafton vetëm të arrish majat dhe të bëhesh pjesë e qeverisjes.
Në rastin më të favorshëm, qytetari ka vendosur të ikë nga vendi, se sa ta zamë të luftojë dhe të orvatet të realizojë të drejtat që i takojnë me ligj në vendin e tij.
Prandaj, ka disa shembuj që shteti vazhdon të përçojë një shembull të keq te qytetarët e tij, normalisht nëse i konsideron qytetarë të vet, sepse ka mëdyshje në këtë segment!?
Për shkakun se nëse qytetari shihet vetëm si votues, shihet vetëm si të plaçkitet, të gjobitet, të ndëshkohet dhe të përfitohet nga ai përmes taksave, kjo konsiderohet se shteti nuk të sheh pjesë përbërëse e trungut të tij.
Përtej kësaj, nëse je pjesë e elitës qeverisëse e subjekteve politike, atëherë mund edhe t’i gëzosh privilegjet e shtetit, në të kundërtën e saj, do të ofrojnë si mundësi që “zgjidh e merr” nëse do të qëndrosh në atdhe apo jo?
Si shembuj negativë në zhvillimet bazë që qytetarët e vendit vazhdojnë të shohin shtetin e tyre si të huaj janë:
- Korrupsioni
I cilësuar si gangrena e vazhdueshme që nuk e ka lënë këtë vend të zhvillohet është korrupsioni. Ishte në përmasa galoponte që nga fillimi i qeverisjes së vendit nga vendorët, dhe kjo vazhdon edhe sot. Pra, korrupsioni ishte etiketa që qeverisjet e vendit nuk mund të liroheshin asnjëherë nga shpërdorimi i taksave të qytetarëve. Zyrtarë të lartë të vendit shiheshin nëpër prokuri e gjykata teksa intervistoheshin nga prokurorë, dënoheshin nga gjykata dhe në fund burgun nuk e mbanin.
Sot, edhe pse në masë më të vogël, korrupsioni vazhdon të jetë në majat më të larta të shtetit. Siç kishte ndodhur në të kaluarën, kur në kurthin e korrupsionit kishin ra ministra, zëvendësministra, këshilltarë, kryetarë komunash, e zyrtarë të rangjeve të ndryshme, sot kemi të njëjtën situatë. Nëpër dyert e prokurive e gjykatave vazhdojnë të qëndrojnë ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, këshilltarë e zyrtarë të ndryshëm qeveritarë në nivelet qendrore e lokale.
- Pasurimi i zyrtarëve të shtetit
Për çdo vit sipas ligjit zyrtarët e publikë, ata që paguhen me taksat e qytetarëve obligohen të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga viti në vit, pasuria e tyre pëson një ndryshim enorm, duke shpërfaqur për opinion pasuri marramendëse të zyrtarëve që arrijnë të pasurohen në këtë mënyrë në vetëm me një pagë mujore.
Kryetarë, drejtorë, ministra, profesorë, gjyqtarë, zëvendësministra, deputetë, këshilltarë, aktivistë e kështu me radhë ishin në të kaluarën pjesë e një zhvillimi galopant të përvetësimit të pasurisë publike në të mira individuale.
Sot, është e njëjta praktikë, duke treguar që shteti dhe ata që menaxhojnë më institucionet e tij, deklarojnë pasuri në prona, si: toka, male, villa, banesa, lokale, shtëpi nëpër lagje të izoluara dhe luksoze, shtëpi banimi të dyta e të treta, villa e banesa në bregdet, aksione nëpër biznese, në ndërtim, kriptovaluta, aksione jashtë vendit e kështu me radhë.
- Mospuna, pushimet dhe festat
Edhe ky segment vazhdon të duket barrë për qytetarët e vendit, duke dhënë një sinjal aspak dashamirës dhe të drejtë kundrejt qytetarëve të vendit që nuk janë pjesë e sektorit publik. Ka me vite të tëra që ky fenomen i festave që shpërdorohen deri në masën që lidhen ditë të tëra, e nganjëherë edhe javë, duke manifestuar pushimet e festave që bëjnë në vikend, e pushimi medoemos duhet të dalë në një ditë pune, porse punonjësi duhet të pushojë. Ky formalitet i trashëguar prej vitesh qeveri pas qeverie, kishte qenë një ndër premtimet kryesore të qeverisë së tanishme, se festa do të festohet në ditën e shënuar në kalendar.
- Benifitet, bonuset, privilegjet
Punonjësit nga sektori publik kishin ndier dorën e shtetit që nga shpallja e pavarësisë së republikës. Të gjithë ata që ishin pjesë e sektorit publik përfitonin masa të ndryshme ndihmash, qofshin ato ekonomike, qofshin sociale e deri te ajo diplomatike që në kohën kur ishte vendi nën regjim të vizave, punonjësit shtetërorë merrnin vizat shumë më lirshëm. Bile, në një rast kur kremtoheshin vizat më 2014, një ministër kishte thënë “se në duhet të gëzohemi për qytetarët, sepse për ne nuk ka pasur problem për lëvizje të lirë”.
Theksi i veçantë që kishte ndarë shtresat qytetare do të vinte atëherë kur botën e kaploi pandemia e quajtur “covid”. Masat ekonomike që shteti shpërndante në popull, zakonisht përfitonin punonjësit nga sektori publik, përfshirë administratën, arsimin, shëndetësinë, ndërmarrësit publikë e kështu me radhë.
- Mosndëshkimi, lirimi nga aktakuzat dhe ndërprerja e hetimeve
Sido që të jetë, dhe në çfarëdo pjesë shoqërore që një shërbyes civil përfshihet, në të shumtën e rasteve kalojnë tejet lehtë duke mos dërguar rastet në nivelet më të larta, nuk ndëshkohen dhe nuk penalizohen aq më pak. Edhe atëherë kur shpërdorin detyrën zyrtare, si: korrupsion, përfshirje në presione ndaj kolegeve të tjerë, marrje të mitos, mungesë në vendin e punës, e deri të ngacmimet seksuale që është një dukuri e shumë theksuar në institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe ndërmarrjet, institucionet komunale, institucionet republikane, shkollat, spitalet, ambulantat etj.
- Zvarritja e proceseve gjyqësore dhe realizmi i të drejtave kushtetuese dhe ligjore
Një rast i vetëm që kishte pasur një punonjës i sektorit publik, nga ku eprori i tij në bashkëpunim me një drejtori të caktuar i kishin shkaktuar padrejtësi në ushtrimin e punës së tij dhe shfrytëzimit të të drejtave ligjore që i takonin kishte bërë që rasti të shkon në prokuri, e më pastaj në gjykatë. Përplot 8 vite e disa muaj rasti i tij nuk ishte zgjidhur për shkakun e vetëm se politika arrinte të ushtronte ndikimin e saj.
Kryetarët, deputetët, ministrat, e ndonjë tjetër autoritet i veshur me pushtet, sado që ne mëtojmë të tregojmë dhe krekosim se gjyqësori dhe prokuria janë të pavarura, kjo në një masë të madhe në realitet fare nuk qëndron.
Nëse një rast me kontest të punës nuk arrin të zgjidhet për më 4-6 vite, a mund ta paramendojmë se raste më të ndërlikuara më të rënda dhe më me ndikim si do të zgjidheshin apo si janë zgjidhur?!
- Mosinkuadrimi i profesionistëve dhe zgjedhja e njerëzve me akuza në pozitat udhëheqëse
Në qeverisjet e më hershme ishte një rregull që ishte krijuar duke e praktikuar atë zakonisht në prag të zgjedhjeve, pra në kohën kur fillonin fushatat zgjedhore, targetoheshin njerëz me reputacion, profesionit të lëmive të ndryshme dhe bëhet një prezantim publik duke i bërë jehonë të madhe mediale, deri sa në shumë raste kjo praktike kishte funksionuar për mrekulli, duke i lajthitur votuesit për votim të caktuar dhe specifik. Në momentin që kryheshin zgjedhjet, më të filluar të pushtetit këta profesionist dhe personalitetete që ishin angazhuar në fushata, mënjanoheshin, nuk ftoheshin dhe gradualisht përziheshin nga skena politike, duke i zëvendësuar ata me njerëz që jo profesionist, militant partiak, votues të denjë, në të shumtën e rasteve caktoheshin dhe caktohen njerëz nëpër pozita udhëheqëse me një të kaluar shumë të dyshimte dhe me plotë akuza.
- Gjobitja dhe ndëshkimi, vegël për të mbushur arkën e shtetit
Në ditët e sotshme organizata dhe përfaqësues të bizneseve kanë ngre alarmin për vështirësitë që biznesi po përjeton, me theks të veçantë bizneset e vogla, të cilësuar individuale.
Por, duke që shteti përmes përfaqësuesve të tij nuk e ka këtë hall e këtë brengë, atij po i intereson se si me inkasuar dhe rritur të hyrat në buxhetin e dhe arkën e shtetit.
Katër (4) institucione të ndryshme përmes inspektorëve të tyre kishin ishin shtrirë nëpër terren duke ndëshkuar biznesit për mos gatishmërinë e tyre në vetëkontroll, dhe një pjesë e tyre duke pasur si barrë të rënd operimin e tyre në treg, kishin lënë anash shumë detyrime të tjera ligjore.
Disa biznese kishin marrë gjobat përmes zarfeve që kapnin shumat 3-4-5 mijë euro. Secili institucion që kishte dalë në aksion, kishte gjobitur çdo gjë që kishte hasur që nuk ishte në rregull të një biznes.
Në ditët e sotshme shumë biznese operojnë në kurbën zero, që do të thotë një pjesë e tyre ndoshta as shpenzimet mujore nuk arrijnë ti mbulojnë, dhe ata mëzi qëndrojnë në këmbët e veta dhe shteti është vënë në aksion dhe i kishte lënë “bakshishe” në shuma të majme të parave, që afati për pagesën e gjobave ishte jo më shumë se 15 ditë.
Forma gjobitese ndaj të gjithë atyre që nuk janë pjesë e shtetit dhe institucioneve publike, që nuk kanë ndonjë lidhje të fortë qoftë politike qoftë familjare të lidhur më ndonjë institucion, atëherë gjobat do ti kenë në shpinë pa ndërprerë kurrë.
Një përfaqësues i biznesit një ditë më herët kishte thanë se i kam tërhequr vërejtjen disa kontrollorëve që i binin në qaf bizneseve se më ketë praktikë, jo po kontribuoni drejtpërsëdrejti në mbylljen e bizneseve, dhe se qëndrueshmëria e tyre në treg nuk do të mund të vazhdon edhe gjatë, ata i kishin thanë: “ata vet duhet ta matin se a duan të qëndrojnë në biznes apo ta mbyllin”.
Kjo të kujton atë thënien e D. Washingtonit kur përgatitet për të vrarë ata që ishte paguar, një plak afër tij deri sa shihte tek mbushte armët i drejtohet: “ZOTI na thotë që duhet të falim. Ai shton: Falja qëndron mes tyre dhe zotit. Detyra ime është t’u caktoj takimin”.
PRA
*****
Sigurisht që dikush do të vazhdonte me renditjen e pikave që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit tonë në të kaluarën dhe të tashmen, me premtimet që gjërat negative do të ndëshkohen dhe nuk do të përsëriten, por që avazi i vjetër qeverisës mbeti i njëjti pothuajse.
Tetë pikat që ne i kemi specifikuar si pjesa ku qytetarëve të vendit vazhdohet t’u shërbehet një shembull i keq, ishin në të gjitha qeveritë, dhe kjo dukuri qeverisëse duket që po vazhdon edhe sot.
Ka indikator që në momentin kur një qeveri fiton zgjedhjet, mëton që shpejt të rehabilitohet në pushtet, dhe fare të mos merret më të kaluarën, duke bërë kështu që të kalohet menjëherë në esencës gllabëruese dhe plaçkitëse, nën moton “se nuk të vjen më rasti”.
Kjo ka bërë që në një formë a tjetër shteti të duhet vetëm nga një pjesë e caktuar, pjesën që shteti i ka futur nën ombrellën e tij.
Pjesa tjetër e qytetarëve ka ngelur në dy zgjidhje, të ikë nga vendi apo të përballet në vazhdimësi me trajtimin e shtetit si qytetarë të dorës së dytë.
Siç do të thoshin: shtetin po e duan nga zori, sepse më dëshirë dhe në mungesë mundësie të gjithë do ta vidhnin, nëse do të mund të arrinin në majat e hierarkisë shtetërore.
Taksapaguesit më të mëdhenj, dhe ata që mbushin arkën e shtetit, pra bizneset, duket që kanë filluar lëvizjet e tyre, dhe në një mundësi të mirë që shtetet në rajon i ofrojnë, atëherë kapitalin janë duke e zhvendosur jashtë kufijve të këtij shteti.
Nëse shteti vazhdon që bizneset t’i shohë me syrin e armikut, nëse shteti vazhdon të klasifikojë dhe të privilegjojë vetëm punëtorët që i paguan nga buxheti i tij, nëse shteti vazhdon të jetë shembull i keq për qytetarët, duke prekur të nënvizuar të gjitha pikat që i potencuam më lart, atëherë e ardhme e mirë nuk do të duket në horizont, ashtu siç nuk po duket as tash!
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e kantoneve zvicerane do të kenë deficit në vitin 2025 Qeveria federale tashmë ka njoftuar se do të jetë në të kuqe në 2025 në shumën...
-
Zvicra dhe SHBA bien dakord për shkëmbimin e kursantëve dhe profesionistëve të rinj
-
Municionet e ushtrisë janë gjetur në të paktën 26 liqene zvicerane
-
Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, në rritje
-
Zvicër: Udhëtimi pa bileta, a do të bëhet realitet?