Kosova
Kryeministri Haradinaj do të vrapojë në mbështetje të fëmijëve me autizëm
Nën moton “Vrapo edhe ti”, nesër në Prishtinë do të mbahet minimaratona pesëkilometërshe, në mbështetje të fëmijëve me autizëm, shkruan albinfo.ch.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet me qëllim humanitar e ka konfirmuar tashmë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Në mbështetje të fëmijëve me autizëm, nesër do të marr pjesë në minimaratonën “Vrapo edhe ti”, ka njoftuar Haradinaj përmes faqes zyrtare në Facebook.
Blerja e një numri për pjesëmarrje në këtë minimaratonë kushton dy euro, e mjetet e mbledhura janë paraparë për të përkrahur fëmijët me autizëm.
Ky aktivitet organizohet nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, ndërsa përkrahet nga Komuna e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














