Lajme
Kryeministri i Britanisë së Madhe, me koronavirus
Boris Xhonson ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është publikuar nga mediat britanike.
Mediat raportojnë se kryeministri britanik është në gjendje të mire shëndetësore dhe do të vijojë normalisht punën nga banesa e tij.
Në një reagim në rrjetet sociale kryeministri shkruan se ka marrë rezultatin e analizave para 24 orëve. “Jam mirë dhe jam vetizoluar”, shkruan Xhonson.
Analizat pritet t’u bëhen dhe bashkëpunëtorëve të afërt të kryeministrit.
Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, Kryeministri konfirmoi se ai kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.
Ai tha se aktualisht është i izoluar dhe se do ta drejtojë qeverinë përmes video-konferencave.
“Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video konferencës, ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf