Kosova
Kryeministri kroat njofton për gjendjen e të lënduarve
Falënderon Ambasadën e Kosovës për bashkëpunim
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka arritur në spitalin në Brod, ku ndodhen për trajtim të plagosurit nga aksidenti i sotëm tragjik.
Pasi mbërriti në Brod, para mediave, kryeministri Plenkoviq njoftoi për gjendje dhe falënderoi Ambasadën e Kosovës për bashkëpunimin dhe institucionet e tjera.
“Falënderoj drejtorin Samardzic, falënderoj ambasadorin e Kosovës, deputetët Prljaskaj, ministrat Berosh, Bozhinoviq, të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët bëri çdo përpjekje që sonte të presim kryeministrin e Kosovës Kurti, ministrat e tij. Qeveria dhe shërbimet kroate do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar të plagosurit. Vetëm një nga të plagosurit është në Zagreb, ata qëndruan në spitalin në Slavonski Brod, dhe ata të cilët nuk u plagosën janë në konvikt. Me të vërtetë ishte një aksident shumë i rëndë. Ne nuk kemi pasur një aksident të tillë për shumë vite. Ne do të bëjmë gjithçka, do të shohim me kryeministrin (Kurti). Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi, për shpenzimet këtu, kthimin në Kosovë. Ne do të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat këtu”, tha Plenkoviq, përcjell Albinfo.ch.
Në aksidentin që ndodhi të dielën në orën 06:20, humbën jetën 10 persona. Autobusi që udhëtonte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës, doli nga rruga dhe u përmbys. Rreth 40 persona kanë marrë lëndime, 15 prej tyre në gjendje të rëndë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












