Lajme
Kryeqyteti evropian që planifikon anulimin e koncertit të Vitit të Ri
Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, deklaroi sot se do të hartohen planet për ngjarjet publike në natën e Vitit të Ri, ndërkohë që Bashkia do t’i japë përparësi mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Koncerti i Vitit të Ri? Do të zyrtarizojmë publikisht një vendim orët e ardhshme, por plani është që të merret shumë seriozisht kërkesa e qeverisë për monitorimin e situatës”, tha Gualtieri, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Prandaj ka shumë të ngjarë që të mos ketë ngjarje festive kolektive, pasi kjo do të krijonte turma. Në këtë fazë të pandemisë, një gjë e tillë do të ishte e pakujdesshme”, theksoi ai.
“Evolucioni i pandemisë është në sytë e të gjithëve dhe ne nuk duhet të lëmë vigjilencën tonë”, shtoi kryebashkiaku.
“Qeveria ka të drejtë në zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ne gjithashtu duhet të luajmë rolin tonë”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












