Lajme

Kryeqyteti islandez, në sfondin e një qielli të portokalltë

Në Islandë sërish shpërtheu në fundjavë një vullkan. Shpërthimi i vullkanit u shoqërua me një aktivitet të fortë sizmik. 80 tërmete numëruan ekspertët para vullkanit. Ky është shpëthimi i pestë që nga dhjetori. Për njerëzit nuk ka rrezik, kanë njoftuar autoritetet. Një pikë turistike Laguna Blu ku ndodheshin 700 vetë, u evakuua.

Studiuesit përpiqen të vëzhgojnë gjendjen me helikopterë.