Kosova
Kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkon konsensus për dialogun me Serbinë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se delegacioni shtetëror, i cili përfaqëson Kosovën në takimin e Brukselit, ka mandat të plotë legal dhe legjitim nga Kuvendi. Ai ka thënë se Kosova hyn në dialog për të marrë njohjen nga Serbia dhe për të siguruar anëtarësimin në OKB.
Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se vendimet që do të merren, do të jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Refuzimi i dialogut nuk është alternativë. As zgjidhje. Për më tepër, do të ishte një favorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare. E dimë nga e kaluara se sa herë që Serbia ka refuzuar dialogun, po aq herë ka dalë e humbur nga procesetNe nuk guxojmë ta përsërisim këtë leksion të gabuar të Serbisë. Kosova hyn në dialog me qëllime të qarta: njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe anëtarësimi ynë në OKB. Ne nuk do të lejojmë asnjë rezultat që dobëson integritetin e shtetit të Kosovës. Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar edhe më shumë shtetin e Kosovës dhe do t’ia arrijmë kësaj pa asnjë mëdyshje”, ka shkruar Veseli, përcjell, albinfo.ch
Kryeparlamentari ka kërkuar sërish unitet, duke thënë se nuk ka kohë për të humbur. Po ashtu, ka premtuar transparencë për këtë fazë të dialogut.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










