Zhvillim
Kryetari i Mitrovicës nis ndërtimin e fabrikës së kërpudhave
Për shkak të pengesave të ndryshme ai këtë do ta bëjë jo në Mitrovicë por në Lebanë të komunës së Prishtinës, ku do të vihet gurthemeli i fabrikës së parë
Kyetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri pati premtuar se do të ndërtonte fabrika të kërpudhave. Këtë premtim, edhe pse me një vonesë, ai duket se është i vendosur që ta realizojë. Ndërtimin e fabrikave për prodhimin e kërpudhave (me investitorë të huaj) ai do të fillojë ta realizojë të martën. Fatkeqësisht jo në Mitrovicë (për shkak të pengesave që sipas tij i bën qeveria), por në Lebanë të komunës së Prishtinës, ku do të vihet gurthemeli i fabrikës së parë.
Në fabrikë do të punësohen 365 punëtorë, të profileve të ndryshme që do të punojnë në tri ndërrime dhe të gjithë do të jenë nga komuna e Mitrovicës. Për punëtorët do të sigurohet transporti pa pagesë.
Pasi që fabrika pritet të përfundojë së ndërtuar brenda 30 ditësh, konkursi për pranimin e punëtorëve në fabrikën e parë të kërpudhave, do të shpallet brenda dy ditësh dhe do të jetë i hapur 30 ditë, shkruan indeksonline. Punëtorët që do të përzgjidhen, do të trajnohen nga ekspertë nga Japonia.
Me të filluar prodhimin e kërpudhave fabrika e parë, do të fillojnë të ndërtohen edhe katër fabrika të tjera të këtilla, por në Mitrovicë, pasi që shpresohet se deri atëherë do të tejkalohen shumë vështirësi e pengesa.
Vënia e gurthemelit të fabrikës së parë në Lebanë, do të bëhet, të martën, më 3.06.2014, duke filluar në ora 10:00.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













