Futboll
Kryeziu: Më vjen mirë për çdo lojtar që vendos të luajë për Kosovën
Mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu, ka folur për numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që po vendosin të luajnë për Kosovën
Kosova është duke i zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.
Para këtyre dy ndeshjeve, Kosova ka marrë lajm të mirë nga FIFA, pasi portieri Arijanet Muriqi ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA për të luajtur për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu, ka folur për numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që po vendosin të luajnë për Kosovën. “Ndeshja ndaj Maltës nuk do të jetë e lehtë, por ne shkojmë për tre pikë, ne duhet të kryejmë punën tonë, duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë Azerbajxhani”, ka deklaruar Kryeziu, duke shtuar: “Më vjen mirë për çdo lojtar që vendos të luajë për Kosovën, ne lojtarët dhe gjithë stafi i presim mirë, dy prej tyre unë i njoh, kemi luajtur së bashku në Zvicër, normalisht se unë folur mirë për Përfaqësuesen”, shtoi tutje mesfushori shqiptar.
Edhe mbrojtësi Amir Rrahmani është shprehur optimist për këto dy ndeshje. “Detyra jonë është që ta fitojmë çdo ndeshje. Duhet të fitojmë ndaj Maltës dhe pres që edhe ndaj Azerbajxhanit të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Amir Rrahmani.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta