Kosova
Kthehen në vendlindje eshtrat e kosovarit, i zhdukur para 27 vjetësh në Bosnjë
Rifat Berisha (1945), nga fshati Gurbardh i komunës së Malishevës, 27 vjet më parë ishte zhdukur diku në Bosnjë gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni.
Ndërkaq tani 27 vjet pas të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij dhe sot janë kthyer në vendlindje pranë familjes dhe fisit të tij në Gurbardh.
Eshtrat e të ndjerit sot janë pranuar nga familja në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të prirë nga Prenk Gjetaj.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës e ka përshkruar si “një moment emocionues gjetjen pas 27 vjetëve dhe kthimin e eshtrave në vendlindje, por edhe moment i dhimbjes për familjarët, të cilët për 27 vite jetuan në ankth dhe vuajtje në kërkim të familjarit”. Me këtë rast, nënkryetari Berisha ka bërë të ditur se në Komunën e Malishevës vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 38 persona, percjelle albinfo,ch
Ndërsa djali i Rifatit, Driton Berisha, i ka përshkruar momentet e fundit që e ka parë prindin kur ishte vetëm shtatë vjeç, ndërsa ka treguar se prindi i tij ishte nisur për të shkuar në Slloveni në vitin 1992, kur edhe ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë luftës që po zhvillohej atje, bëjnë të ditur nga Komuna e Malishevës.
“Nuk jemi ndalur asnjëherë së kërkuari për 27 vjet, derisa e kemi gjetur, prandaj ju bëj thirrje të gjitha familjeve që të mos i humbin shpresat për gjetjen e familjarëve të tyre të zhdukur, por të angazhohen deri në fund”. Ai më pas e ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës për përkrahje.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën