Lajme
Kthehet dimri në Zvicër, në shumë vende borë dhe temperatura nën zero
Në mëngjesin e të shtunës, përgjatë ultësirës qendrore dhe lindore të Alpeve janë regjistruar rreth 25 deri në 30 centimetra borë e freskët që ka rënë gjatë natës
Prilli në Zvicër ka filluar me temperatura dimrore dhe me reshje bore. Temperaturat e dimrit do të vazhdojnë me borë dhe ngrica deri të hënën.
Në mëngjesin e të shtunës, përgjatë ultësirës qendrore dhe lindore të Alpeve janë regjistruar rreth 25 deri në 30 centimetra borë e freskët që ka rënë gjatë natës dhe ka vazhduar të bjerë, transmeton albinfo.ch Ekspertët e motit kanë paralajmëruar për ngrica dhe rrugë të rrëshqitshme.
Shumica e sasisë së borës ka rënë në 24 orët e fundit përgjatë ultësirës së Alpeve dhe në lartësi më të mëdha, për shembull në Valais, është bërë e ditur nga Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Në raste ekstreme, temperatura mund të bie deri në -10 gradë!
Në Escholzmatt LU janë matur 28 centimetra borë të freskët në mëngjesin e sotëm. Por mbulesa e bardhë prej 2 deri në 8 centimetra është parë edhe në Mittelland.
Me temperaturat pak mbi zero që po mbretërojnë, është jashtëzakonisht ftohtë për këtë kohë të vitit. Sipas parashikimeve, një tjetër rrymë e ftohjes do të pasojë mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës, transmeton albinfo.ch. Sipas shërbimit privat të motit, Meteonews, priten temperatura të ulëta nga minus 5 deri në minus 2 gradë në shumë vende në Rrafshnaltën Qendrore dhe në luginat e poshtme të Alpeve.
Në raste ekstreme, temperaturat deri në minus 10 gradë janë të mundshme në vendet e ekspozuara.
Pa mbrojtje nga ngrica të dielën mbrëma, ekziston rrezik rajonal për dëme masive nga ngricat, shkruan Meteonews.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” Kompania zvicerane Mobyfly synon të revolucionarizojë transportin ujor me anijen e parë komerciale të këtij lloji... -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë”












