Lajme
Ku buron origjina e bakllavasë?
Turqit dhe grekët pajtohen se bakllavaja është e mrekullueshme, por nuk pajtohen se kush e shpiku i pari, tregoi një sondazh i fundit.
Sondazhi, i kryer në Greqi dhe Turkqi midis 14 dhe 16 qershor, me pjesëmarrjen e mbi 1.800 njerëzve, zbuloi se më shumë se 95% e turqve pretendojnë se bakllavaja është e tyre.
Ndërkohë, mbi dy të tretat e grekëve të anketuar argumentuan se bakllavaja është e tyre dhe një e treta pranuan se ishte një delikatesë turke.
Sondazhi tregoi gjithashtu se preferenca e mbushjes ndryshon edhe midis vendeve fqinje. Gati 57% e grekëve e pëlqejnë atë me arra, ndërsa më shumë se 56% e turqve preferojnë bakllava me fëstëkë.
Në vitin 2013, bakllavaja nga provinca Gaziantep e Türkiye u bë produkti i parë turk që u regjistrua në listën e emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe treguesve gjeografikë të mbrojtur të krijuar nga Komisioni Evropian për të promovuar dhe mbrojtur emrat e produkteve bujqësore cilësore.
Ndryshe, bakllavaja vjen në shprehje në prag të çdo gëzimi, sidomos gjatë periudhës së festave të Fitër ose Kurban Bajramit. Shërbimi i saj po ashtu është shtuar në shumë qendra turistike gjithandej Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












