Shqipëria
Ku është korrupsioni më i lartë sipas shqiptarëve?
Shqiptarët mendojnë se kategoria më e korruptuar në vend janë politikanët, me një indeks prej 88 pikësh, që është më i larti në rajon për të gjitha kategoritë
Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shëndetësor perceptohen nga shqiptarët që kanë nivelin më të lartë të korrupsionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konkluzioni ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Mbi 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja “Në çfarë mase ju bini apo nuk bini dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë tuaj janë të ndikuara nga korrupsioni?”, ku në kategoritë kryesore përfshihen: partitë politike, sistemi gjyqësor, doganat, mjekësia e kujdesi shëndetësor, parlamenti, policia, media, zyrtarët publikë, sistemi i edukimit, sektori privat, OJF-të, ushtarakët, institucionet fetare.
Nuk ka asnjë habi, që shqiptarët mendojnë se kategoria më e korruptuar në vend janë politikanët, me një indeks prej 88 pikësh, që është më i larti në rajon për të gjitha kategoritë, shkruan ‘Monitor’.
Shtetet e tjera, qytetarët e të cilëve mendojnë se politikanët e tyre janë më të korruptuarit janë Bosnja (83) dhe Kosova (82). Malazezët janë ballkanasit që mendojnë se politikanët janë më pak të korruptuar, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria kryeson dhe për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në sektorin gjyqësor, me 87 pikë. I dyti është Bosnja me 81 pikë. Shtetasit e Kosovës kanë mendimin më pozitiv për gjyqësorin, të ndjekur nga malazezët.
Kategoria e tretë, ku kryesojmë për korrupsionin është shërbimi mjekësor dhe shëndetësor, me 82 pikë. Edhe në këtë kategori Shqipëria ndiqet nga Bosnja (80), ndërsa opinion më pozitiv për mjekët kanë në Kosovë.
Nuk ndryshon shumë perceptimi as për doganat, që janë të katërtat më të korruptuarat në vend, sipas opinionit të publikut, por sërish Shqipëria kryeson në Ballkan, të ndjekura nga Bosnja, e në fund vjen Kosova.
Për kategoritë e tjera, perceptimi për korrupsionin ulet, teksa është shumë më i lartë në Bosnjë, duke bërë që Bosnja të rezultojë me nivelin më të lartë në total të këtij treguesi, ndërsa Shqipëria renditet e dyta.
Kategoria më pak e korruptuar në Shqipëri janë institucionet fetare (21 pikë). Krejt ndryshe është perceptimi për fenë në vendet e tjera të rajonit, që nuk e shohin me aq pozitivitet sa Shqipëria, sidomos në Bosnjë, me 61 pikë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat













