Kosova
Ku ka më shumë dhe ku më pak lindje në Evropë
Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta më e ulët nga vendet e tjera në Ballkan
Shqipëria është renditur ndër shtatë vendet me normën më të ulët të lindshmërisë në Evropë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.
Norma e fertilitetit në Shqipëri në vitin 2018 ishte 1,37 fëmijë për grua. Kjo normë është shumë poshtë kufirit të zëvendësimit të popullsisë (mbi 2) dhe sinjalizon tendencën rënëse të popullsisë shqiptare, e cila po tkurret me ritme të shpejta edhe prej emigracionit të lartë.
Sipas Eurostat, Gjeorgjia kishte normën më të lartë të indeksit të fertilitetit, duke shënuar 2,09 lindje për grua, ndërsa të gjitha vendet e tjera të Evropës e kishin normën e fertilitetit nën nivelin e zëvendësimit, raporton Monitor.
Gjithsesi në rang evropian, Turqia dha Franca, zunë përkatësisht vendin e dytë dhe tretë për normat e larta të lindshmërisë me 1,99 dhe 1,88 lindje për grua, të ndjekura nga Rumania, Suedia të cilat kishin një normë lindje për grua në nivelet 1.7, përcjell albinfo.ch.
Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta më e ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Serbi. Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë-Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.
Shqipëria ka ende një popullsi të re, me 17.2% të totalit që janë në moshën nën 15 vjeç, kundrejt 16.4% në Maqedoninë e Veriut, 18% në Mal të Zi, 14.3% në Serbi, dhe 16.4% në Bosnjë. Por, popullsia më e re është në Kosovë, me 24.4% të popullsisë totale.
Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë kudo në Evropë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.
Të dhënat mbi emigracionin neto treguan përkeqësim në vitin 2019, me rreth 23 mijë persona, shumica e të cilëve kërkuan azil ekonomik në BE.
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Porsche prej 99 mijë frangash nga Zvicra konfiskohet nga dogana gjermane Shoferi nuk arriti të dëshmojë se automjeti ishte zhdoganuar sipas rregullave, ndërsa autoritetet llogaritën detyrime importi... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Teleferiku ikonik në Davos rrezikon shembjen, ende pa investitor -
Zvicra me pishinën më të shtrenjtë në Evropë, përballet me kritika nga vizitorët -
Zvicra po kalon në recetat elektronike, mjekët do t’i lëshojnë vetëm në formë digjitale












