Fun
Ku mërgojnë diktatorët?
Ku të shkoni kur nuk jeni më i mirëpritur në vendin tuaj?
Ku të shkoni, kur, pasi keni zënë pozitat më të larta në vendin tuaj, nuk jeni më i dashur në po atë vend? Dy studiues hulumtuan se ku shkojnë ish-diktatorët në mërgim. Duke u kthyer mbrapa në vitin 1946, Daniel Krcmaric dhe Abel Escribà-Folch kanë zbuluar se 52 vende kanë pritur diktatorë dhe se “destinacionet kryesore të tyre ishin Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Argjentina dhe Franca”. Këto informata shkencëtarët i kanë shprehur për “Washington Post”, njofton albinfo.ch.
“Historia na tregon se mërgimi është përdorur shpesh si një mjet i përshtatshëm politik që aktorët ndërkombëtarë kanë përdorur për të shtyrë udhëheqësit e ‘këqij’ që të lënë pushtetin”.
Kolonitë e vjetra
Gjatë analizës së tyre, që do të publikohet së shpejti në “Gazetën e Politikës” (Journal of Politics), ata zbuluan disa faktorë që ndikojnë ku zgjedhin diktatorët të largohen. Kështu ata vërejnë falë analizës së tyre se lidhjet transnacionale apo afërsia gjeografike e shteteve, të cilat do t’i mirëpresin potencialisht këta diktatorë, ndikojnë në zgjedhjen e tyre. Por, në artikullin e tyre ata shpjegojnë se kanë bërë disa zbulime edhe më interesante, njofton albinfo.ch.
“Së pari, një numër i madh i diktatorëve në vendet në zhvillim kërkojnë mërgimin në vendin e ish-kolonive të tyre. Pastaj diktatorët në fluturim kanë tendencë për t’iu shmangur shteteve demokratike, me përjashtim të vendeve me të cilët ishin aleat të mëdhenj të pushtetit të tyre”.
Efekti parandalues
Duhet të thuhet se që nga fundi i Luftës së Ftohtë diktatorët e kanë më të vështirë të gjejnë një pjesë të vogël parajse, sepse Fuqitë e Mëdha nuk janë më të inkurajuara për t’i mirëpritur ata. Dhe, ata që ishin në pushtet për krime gjykohen gjithnjë e më shumë, gjë që shpjegon arsyen pse diktatorët aktualë preferojnë të qëndrojnë në pushtet duke shkaktuar edhe luftëra civile në periudha të gjata, si në rastin e Libisë Muamar Gadafi dhe siriani Bashar Assad, shpjegojnë autorët.
“Kjo është ana negative e të quajturës ‘përgjegjësi globale’. Ndërsa, ana pozitive, ose fitimprurëse qëndron te fakti se tani kryetarët e shteteve e dinë se nëse i shkelin të drejtat e njeriut, do të kenë pak gjasa dhe opsione për të shpëtuar, prandaj drejtësia e tanishme ndërkombëtare ka një efekt parandalues”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










