Muzikë
Bebe Rexha shkëlqen në tapetin e kuq të “Billboard Women in Music 2026” në Los Angeles
Këngëtarja shqiptare u dallua me paraqitje elegante në eventin prestigjioz, ndërsa po përgatitet për albumin e ri “Dirty Blonde”.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë në qendër të vëmendjes në tapetin e kuq të eventit prestigjioz Billboard Women in Music 2026, i mbajtur më 29 prill në Hollywood Palladium në Los Angeles, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja, e organizuar nga Billboard, nderon gratë më me ndikim në industrinë muzikore dhe këtë vit u moderua nga Keke Palmer. Në mesin e të ftuarave dhe të vlerësuarave ishin edhe emra të njohur si Teyana Taylor, Zara Larsson, Kehlani, Tate McRae, Thalía dhe Laufey.
Në paraqitjen e saj, Rexha u dallua me një stil elegant dhe të guximshëm, duke zgjedhur një fustan të zi të ngushtë, të kombinuar me detaje pelushi në nuanca rozë-gri mbi supe. Ajo e kompletoi dukjen me çorape rrjete, taka elegante dhe aksesorë modernë, ndërsa flokët bionde në stil bob dhe grimi i theksuar i dhanë një pamje të fuqishme dhe karizmatike.
Pjesëmarrja e saj në këtë event vjen në një periudhë të rëndësishme të karrierës, pasi këngëtarja po përgatitet për publikimin e albumit të ri “Dirty Blonde”, që pritet të dalë më 12 qershor. Ndërkohë, ajo po shijon suksesin e këngës “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless, e cila po pritet mirë nga publiku dhe po ngjitet në toplistat ndërkombëtare./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













