Futboll
Kualifikim i lehtë për Young Boys në Europa League
Skuadra e Bernës do të garojë në Europa League. Young Boys eliminoi logjikisht Slovan Bratislavan në një play-off pothuajse pa histori.
Pas fitores 1-0 në Sllovaki javën e kaluar, pavarësisht se goditi tri herë shtyllën, YB fitoi sërish 3-2 në “Wankdorf”. Përforcimi i ri, Armin Gigovic, me dy gola të shënuar, ishte ylli i ndeshjes. Sulmuesi boshnjak, i vendosur krah Chris Bedia-s që gjithashtu shënoi, po tregon se mund të bëhet arma kryesore e një ekipi që nuk e ka nisur sezonin “në shtëpi” me shkëlqimin e pritur.
Një tjetër vendimtar ishte edhe portieri Marvin Keller, i cili me pritjet e tij në fillim të ndeshjes i mbylli çdo shpresë sllovakëve për një kthesë.
Pas zhgënjimit të vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve (me zero pikë të grumbulluara), bernesët shpresojnë për rezultate më të denja në Europa League. Të premten ata do të mësojnë kundërshtarët e tyre në atë që do të jetë fushata e 12-të evropiane që nga viti 2010.
Rezultatet e play-offit – Ndeshja e kthimit
Larnaca 0-4 Brann Bergen
KuPS Kuopio 0-2 Midtjylland
Sigma Olmütz 0-2 Malmö FF
Samsunspor 0-0 Panathinaikos
Ludogorets Razgrad 4-1 (pas shtesave) Shkëndija Tetovë
PAOK Selanik 5-0 HNK Rijeka
Young Boys 3-2 Slovan Bratislava
Dynamo Kiev 1-0 Maccabi Tel Aviv
Utrecht 0-0 Zrinjski Mostar
Steaua Bukuresht 3-0 Aberdeen (LIVE)
Braga 3-0 Lincoln FC (LIVE)
Rezultatet e para të play-offit – Ndeshja e parë
Midtjylland 4-0 KuPS Kuopio
Malmö FF 3-0 Sigma Olmütz
Brann Bergen 2-1 Larnaca
Shkëndija Tetovë 2-1 Ludogorets Razgrad
Panathinaikos 2-1 Samsunspor
Zrinjski Mostar 0-2 Utrecht
Slovan Bratislava 0-1 Young Boys
Maccabi Tel Aviv 3-1 Dynamo Kiev
Lech Poznań 1-5 Genk
Aberdeen 2-2 Steaua Bukuresht
HNK Rijeka 1-0 PAOK Selanik
Lincoln FC 0-4 Braga
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














