Lajme
Kufiri midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të mbetet i hapur
Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe 7 kantonet kufitare zvicerane
Trafiku kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të vazhdojë të mbetet i hapur edhe në valën e dytë të pandemisë së koronës. Shtatë kantonet zvicerane që kufizohen me Gjermaninë dhe republika gjermane (landi) e Baden-Württembergut po bëjnë fushatë për këtë, shkruan sda.ch.
Bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit duhet të forcohet.
“Qëllimi i përbashkët është të mësojmë nga përvojat e valës së parë dhe të promovojmë një qasje të koordinuar dhe të synuar në rajonin kufitar”, transmeton albinfo.ch. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe kantonet zvicerane: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.
Një delegacion nga kantonet kufitare është bërë bashkë përmes internetit, të premten me kryeministrin e landit të përmendur, Winfried Kretschmann për një takim pune, përcjell albinfo.ch. Kreu i delegacionit nga pala zvicerane ishte Drejtori i Ekonomisë nga Kantoni Aargau, Urs Hofmann ka njoftuar gjithashtu Kancelaria e Shtetit, e Kantonit Aargau.
“Pandemia e koronavirusit paraqet sfida të veçanta për rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Zvicrës, sfida të cilat ne si partnerë ndërkufitarë mund t’i zotërojmë vetëm së bashku,” thuhet më tutje në deklaratë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali Raportohet se Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një...
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024