Lajme

Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër

SwissPass Alliance, një grup ombrellë për kompanitë e transportit publik, ka rënë viktimë e disa mashtruesve, përcjell albinfo.ch.

Nëse keni marrë një email me logon e SwissPass dhe/ose të kompanisë kombëtare hekurudhore SBB / CFF / FFS që ju kërkon të përditësoni llogarinë tuaj SwissPass – mos e bëni!

Dhe, sigurisht mos ndiqni udhëzimet për të dhënë numrin e kartës suaj të kreditit.

“Fatkeqësisht, këto të ashtuquajtura email phishing dërgohen nga mashtruesit në emër të SwissPass”, tha kompania.

“Ne i këshillojmë marrësit që të fshijnë emaile të tilla, të mos hapin asnjë lidhje apo bashkëngjitje dhe të mos zbulojnë asnjë të dhënë personale”, shtoi SwissPass.

“Ne kurrë nuk kërkojmë nga klientët të zbulojnë informacione personale dhe konfidenciale me telefon, email ose SMS”.

Nëse informacioni është futur tashmë, kontaktoni me qendrën e kontaktit të SBB në numrin 0848 44 66 88, si dhe me bankën tuaj”.