Kosova
Kulla “Kadri Zeka”, njȅ arkitekturë e pasur në vete
Kamenica paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Arkitektura e kullave tradicionale, e xhamive, më pas dizajni i odave, artizanateve, bëjnë që veçoritë dhe karakteristikat e tyre të dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe rëndësisë së tyre historike, shkruan albinfo.ch.
Kulla “Kadri Zeka”
Një ndër kullat më të vizituara në Kamenicë është ajo e Kadri Zekes, e cila ka njȅ arkitekturë të pasur si nga jashtë ashtu edhe brenda saj. Kjo kullë gjendet në fshatin Poliqkë apo siç e quajnë edhe ndryshe, Fushëmali, vendbanim i cili shtrihet rreth 30 km në verilindje të Kamenicës. Në këtë fshat u vendosën shumë familje, të cilat u dëbuan nga Sanxhaku i Nishit pas viti 1877/78.
Ndryshimet që ka pësuar objekti vërehen në materialin e përdorur për ndërtim, po edhe për pamjen patjetër. Materiali kryesisht është gurë i gdhendur, nga jashtë me fuga që duken me shije, ndërsa në vend të hatullave dhe shtyllave vertikale, janë të vendosura prej druri, shkruan albinfo.ch.
Kjo kullë ishte e veprimtarit dhe publicistit Kadri Zeka, i cili kishte rënë dëshmor në luftën për të mbrojtur atdheun. Ky vend ka një arkitekturë tradicionale të shtëpive të shek XX.
Kulla “Kadri Zeka” është bërë muze pë vizitorët në vitin 2010. Kjo kullë është meremetuar pasi që kishte pasur disa dëmtime brenda. Në këtë shtëpi – kullë, ka edhe DVD, përmes të cilave vizitorët mund të dëgjojnë Kadri Zekën se si fliste, përkatësisht oratorinë e tij dhe njohjen e shqipes standarde qysh në fillesë të saj. Kjo Shtëpi-muze ia vlen të vizitohet dhe të mësohet nga afër një copëz historie e begatë e atdhetarit të devotshëm Kadri Zeka. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve Politikanët e Bazelit po bëjnë thirrje për ndalimin e telefonave celularë në shkolla dhe më shumë...
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?