Integrimi
Kultura në mbështetje të kandidaturës së Ylfete Fanajt për deputete nacionale
Në këtë mbrëmje u shfaq edhe filmi artistik „Babushi“ që ka për temë korrupsionin dhe krimin e organizuar shtetëror në Kosovë
Të shtunën, më 14 shtator u mbajt një mbrëmje kulturore në Lucern. Me këtë rast, në kuadër të fushatës elektorale për t`u zgjedhur deputete në Parlamentin zviceran të kandidates shqiptare, politikanes së suksesshme dhe të mirënjohur në skenën politike në Kantonin e Lucernit, zonjës Ylfete Fanaj, u shfaq edhe filmi artistik „Babushi“. Filmi ka për temë korrupsionin dhe krimin e organizuar shtetëror në Kosovë, ndërsa në të, njërin nga rolet kryesore e luan edhe bashkatdhetari ynë me qëndrim në Lucern të Zvicrës, Meti Haxhosaj.
Gjatë bisedës së aktorit Haxhosaj dhe moderatorit, Avni Binaku, është bërë edhe një paralele në mes dy vendeve Kosovë – Zvicër në kontekstin e këtyre fenomeneve negative në shoqëri.
Në kuadër të kësaj mbrëmje më qëllim mbështetjen e kandidates, zonjës Ylfete Fanaj për hyrjen në Parlamentin Nacional në Zvicër, shumë bashkatdhetarë u shprehën për një mobilizim në forma të ndryshme. Njëra ndër format ishte edhe kjo që e bëri sponzori i kësaj mbrëmje bashkatdhetari ynë z. Jetmir Memedi, duke bërë bashkë kulturën me angazhimin shoqëror.
Gjatë diskutimit të tij edhe mjeku, specialist i gastroenterologjisë, z. Mentor Bilali bëri thirrje tek bashkatdhetarët për një mobilizim të fuqishëm në mbeshtetje të kanditaturës së Ylfete Fanajt.
Moderuesi i këtij takimi z. Avni Binaku si bashkëpartiak dhe bashkaktivist për 15 vite i Ylfete Fanajt solli fakte të shumta për pjekurinë e saj politike për mandatin si deputete nacionale. Ajo si deputete kantonale në dy mandate por edhe si anëtare e shumë organizatave joqeveritare ka dhënë një kontribut të çmueshëm në politikat e integrimeve për migrantët, politikat sociale, të drejtat e barabarta në arsim dhe të drejtat e grave.
Prandaj, z. Avni Binaku bëri thirrje qe të ketë një mobilizim të fuqishëm në kantonin e Lucernit që qytetarët me të drejtë vote të sesibilizohen sa më shumë. Binaku shtoi më tej se kalkulimet e bëra për zgjedhje të Ylfete Fanajt tregojnë në mënyrë shumë reale se ajo më 20 tetor 2019 mund të dalë fituese.
Kanditatura e zonjës Fanaj është një rast historik dhe besojmë fuqishëm në zgjedhjen dhe suksesin e saj që na bënë krenarë, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre
















