Futboll

Kumbulla prezantohet te skuadra e madhe italiane

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar te skuadra e Serie A

Marash Kumbulla ka bërë një hap para në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka kaluar zyrtarisht te Roma në Itali, shkruan albinfo.ch.

Ai do të huazohet për dy vite, por e ka mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes afatgjate (deri në qershor 2025) pas përfundimit të huazimit.

“Roma paraqet një mundësi dhe një sfidë, e pamundshme për ta refuzuar”, ka thënë mbrojtësi për faqen zyrtare të Romës.

“U binda nga plani që ka klubi dhe nuk pata hezitime për ta marrë këtë vendim, do të bëj gjithçka që është e mundur që të mos i zhgënjej ata që më kanë besuar”, ka shtuar ai.

Te Roma, Marash Kumbulla do ta veshë fanellën me numër 24.

https://www.facebook.com/watch/?v=815567112514989&extid=5RRFmRndzoCbG3c1