Shkurt.ch
Kundër heqjes së shërbimit të detyruar ushtarak
Komisioni për siguri shtetërore i Parlamentit të Zvicrës (Dhoma Nacionale) është shprehur me shumicë votash kundër heqjes së shërbimit të detyruar ushtarak. Me këtë qëndrim, komisioni në fjalë ka kundërshtuar iniciativën e organizatës GSoA (Grupi për një Zvicër pa Ushtri) për shërbim profesional e vullnetar ushtarak.
Komisioni po ashtu ka rekomanduar të hidhet poshtë iniciativa e përmendur.
Për këtë qëndrim kanë votuar 18 anëtarë ndërsa kundër tij, 7 sish. Shumica e anëtarëve të komisionit druajnë se një ushtri e përbërë nga vullnetarët është hapi i parë drejt një ushtrie profesionale, shkruan drs.ch. Ndërsa iniciuesit, në të kundërtën, e konsiderojnë të padrejtë sistemin e tanishëm të shërbimit të detyruar ushtarak.
Sipas tyre, shumë të rinj, për t`i ikur këtij shërbimi, marrin vërtetime nga mjeku për paaftësinë e tyre. Të gjitha shtetet që kufizohen me Zvicrën e kanë hequr tashmë shërbimin e detyruar ushtarak ose janë në veprim e sipër për ta hequr atë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Treni i devijuar në Valais, linja Goppenstein–Brig e pezulluar deri të shtunën Një tren u devijua të hënën në mëngjes në afërsi të Goppenstein, në kantonin e Valais,... -
Fondet zvicerane të pensioneve regjistrojnë fitim, por pagesa e 13-të mund të krijojë presion financiar -
Banorët e Neuchâtel-it do të votojnë për përfshirjen e të drejtave të të moshuarve në Kushtetutë -
Shefi i zjarrfikësve merret në pyetje në hetimin zviceran për zjarret fatale -
Pse primet e sigurimit shëndetësor zviceran ndryshojnë kaq shumë midis kantoneve në vitin 2026?













