Maqedonia
Kundërshtohet heqja e qeseve plastike nga përdorimi në Maqedoni
Prodhuesit në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi dhe zëvendësimi i tyre me ato biodegraduese.
Drejtues të Lidhjes së Odave Ekonomike thonë se ky vendim do të mbyllë dhjetëra kompani dhe do të lerë pa punë qindra qytetarë.
Një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut u ndalua përdorimi i qeseve plastike, përveç atyre biodegraduese. Qytetarëve do t’u duhet të paguajnë 15 denarë, apo rreth 25 centë.
Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse ligji po zbatohet siç është parashikuar, nëse tregtarët mbajnë shënime për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarësh, dhe në rast se vërejnë shkelje mund të vendosin gjoba prej 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.
Duke nisur nga sot, për herë të parë vendoset edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.
Të ardhurat e mbledhura nga rritja e çmimit për qeset biodegraduese do të shfrytëzohen për një fond të posaçëm për mjedisin jetësor.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm