Lajme
Kundërshtohet vendimi i Gjermanisë për kontrollet kufitare
Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur kundërshtimin ndaj shtimit nga ana e Gjermanisë të kontrolleve kufitare, duke paralajmëruar për shqetësimin që u shkakton udhëtarëve dhe kërcënimin e mundshëm për integrimin evropian.
Të hënën, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, urdhëroi vendosjen e kontrolleve të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë për të frenuar numrin e hyrjeve të paautorizuara, në një përpjekje për të shtypur migracionin.
Kontrollet – të cilat zgjerojnë një skemë ekzistuese në të gjitha pikat hyrëse gjermane – do të fillojnë të hënën dhe fillimisht do të zgjasin për gjashtë muaj.
Duke folur për DPA-në, në vendlindjen e tij në Luksemburg, Juncker tha se ai nuk ishte një adhurues i kontrolleve kufitare, sepse ato shqetësojnë udhëtarët.
Gjermania është anëtare e zonës Schengen, e cila lejon rreth 420 milionë njerëz në 29 vende evropiane të udhëtojnë lirshëm pa u përballur me kontrollet kufitare.
Por, kontrollet tashmë janë vendosur në disa nga nëntë kufijtë e Gjermanisë, duke përfshirë Austrinë dhe Poloninë, dhe të hënën do të shtrihen në Luksemburg, Belgjikë, Holandë dhe Danimarkë.
Juncker tha se ”kontrollet e kryera larg kufijve do të ishin më pak të dëmshme, veçanërisht për më shumë se 50 000 udhëtarë gjermanë që kalojnë çdo ditë në Luksemburg”.
Ndërsa Juncker pranoi domosdoshmërinë e kontrolleve të përkohshme kufitare gjatë ngjarjeve të mëdha siç ishte Euro 2024, ai vuri në pikëpyetje nevojën për kontrolle të zgjatura në përgjigje të migrimit dhe hyrjeve të paligjshme.
Ai shprehu shqetësimin se ”këto veprime mund të minojnë parimin thelbësor të zonës Schengen për kufijtë e hapur”.
Juncker ishte president i Komisionit Evropian përgjatë viteve 2014-19.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














