Futboll
Kuqezinjtë në ‘qiellin e shtatë’
Trajneri dhe futbollistët e Kombëtares shqiptare ishin shumë të lumtur me fitoren e parë në Kampionatin Evropian
Trajneri Gianni De Biasi, por edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare ishin të lumtur me fitoren 1:0 ndaj Rumanisë, që ishte e para në Kampionatin Evropian, me shpresë se mund të kualifikohen tutje. Albinfo.ch ju sjell reagimet e tyre pas ndeshjes.
Gianni De Biasi: “Sigurisht është ndeshja më e bukur e turneut, ditë të bukura kemi përjetuar gjatë këtyre katër viteve, por kjo është fitore historike për Shqipërinë. Ishte një ndeshje shumë emocionuese, besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë kundër Rumanisë, dhe kjo ishte rezultati i vetëm që na duhej dhe ia arritëm me sukses. Sinqerisht besoj meritonim më shumë në dy ndeshjet e para, por kemi vuajtur fillimin e pjesëmarrjes në një turne të tillë. Sot ishim më të freskët në fushë dhe morëm rezultatin e merituar. Besoj se tifozët shqiptarë janë të kënaqur dhe krenar për atë që ka dhënë ekipi në këto tre ndeshje. Skuadra sot luajti shumë më mirë, besoj në forcat e saj dhe besoj se e merituam fitoren”.
Lorik Cana: “Ndeshja ka qenë në nivelin e tri ndeshjeve që i zhvilluam. Nuk kemi dhënë asgjë më pak as më shumë se në ndeshjet e kaluara. Kemi shfrytëzuar rastet që i kemi pas dhe kemi bo një sakrificë të jashtëzakonshme. Kemi kryer detyrë të bukur sot dhe shpresoj të kemi fatin për të kaluar tutje”.
Etrit Berisha: “Ishte një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme për neve dhe besoj për të gjithë ata që na kanë përcjellë. Jemi munduar të japim diçka për gjithë mbështetjen që na është dhënë. Shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë ta kalojmë grupin Edhe në dy ndeshjet e para patëm raste për të shënuar, por pas atij golit që e dha Sadiku gjithçka u lirua, sepse patëm edhe disa raste në fillim të ndeshjen dhe kisha frikë se do të vazhdonim duke mos shënuar, por gjithçka shkoi mirë dhe jemi të gëzuar që fituam. Shpresoj që Shqipëria të mbetet në Evropian, pasi besoj se e kemi merituar plotësisht”.
Arlind Ajeti: “Kemi besuar deri në fund dhe ia kemi arritur. Tani shpresojmë që rezultatet e ndeshjeve tjera të përfundojnë në favor tonin. Kemi dhënë maksimumin në fushë dhe në fund fituam”.
Armando Sadiku: “Jam i lumtur për golin dhe e falënderoj trajnerin për mundësinë e dhënë. Jam sulmues dhe duhet të shënoj, por meritën e ka i gjithë ekipi. Kjo fitore ishte meritore dhe jam shumë i lumtur. Kualifikimi në fazën tjetër do të ishte diçka speciale, golin ua dedikojë tifozëve”.
Elseid Hysaj: “Besoj se kemi fituar sepse jemi një grup fantastik. Besoj se jemi ajo skuadër që ishim në kualifikime. Nuk ishim të frikësuar si në dy ndeshjet e para, pasi kontrolluam mjaft mirë ndeshjen. Besoj se kemi luajtur mirë edhe në dy ndeshjet e tjera, por në këtë ndeshje kishim fat pak më shumë”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore











