Sport
Kuqezinjtë thonë se ishte vështirë ndaj Italisë
Edhe një herë gabimet në mbrojtje iu kushtuan shumë kuqezinjve, që u desh të pajtohen me humbjen e radhës
Shqipëria është mundur nga Italia në Palermo, dhe ashtu si në ndeshjet tjera, disa gabime u kushtuan shumë kuqezinjve, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka thënë se ishte shumë vështirë ndaj Italisë. “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë si Italia” , deklaroi De Biasi.
Në këtë ndeshje te Shqipëria, debutoi në portë, Thomas Strakosha. “Një ëndërr që u bë realitet ndeshja me Italinë, por rezultati është zhgënjyes. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë, por duhet t’i shikojmë gabimet që i bëmë. Me këtë humbje jemi edhe më larg kualifikimit”, ka thënë Strakosha pas ndeshjes.
Elseid Hysaj është shprehur se duhet t’i konkretizonin rastet më mirë. “Mund të luanim edhe më mirë, por kjo është Italia. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet më mirë. Pas 1:0 mund të reagonim më mirë, sepse me rivalë si Italia nuk guxon të shpërdorosh rastet e krijuara”, theksoi Hysaj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














