Koronavirusi: çast pas çasti
Kur do të kthehet jeta në normalitet
Është një pyetje e ndërlikuar dhe temë debati midis epidemiologëve
3.3 milionë njerëz në Izrael kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, nga të cilët 1.9 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë, sipas të dhënave nga Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Izraeli ka një popullsi prej 9 milionë banorësh. Ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, deklaroi se të gjithë të rinjtë nga 16 vjeç e lartë kanë të drejtë të vaksinohen.
“Ejani në grupe të vaksinoheni. Përfitoni nga një situatë e cila nuk ekziston pothuajse në asnjë vend tjetër në botë. Kjo është mënyra e vetme që ne të mundim virusin, së bashku”, tha ministri.
Izraeli ka zhvilluar me shpejtësi fushatën e vaksinimit dhe qeveria synon të vaksinojë të gjithë vendin deri në fund të marsit, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Që nga fillimi i epidemisë, Izraeli ka raportuar mbi 672 mijë të infektuar, ndërsa janë regjistruar rreth 5 vdekje. Qeveria vendosi të zgjasë bllokimin deri në orën 7:00 të së dielës.
Shpërndarja e vaksinave në botë, janë administruar më shumë se 119 milionë doza
Më shumë se 119 milionë doza janë administruar në 67 vende të botës, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg. Afërsisht 4.54 milionë doza në ditë.
Në Shtetet e Bashkuara më shumë amerikanë kanë marrë të paktën dozën e parë sesa kanë rezultuar pozitivë me virus që nga fillimi i epidemisë. Deri më tani, 28.7 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë. Të paktën 7.41 milionë njerëz kanë përfunduar regjimin e vaksinimit me dy doza.
Aktualisht në SHBA janë administruar 36.7 milionë doza (1.34 mln doza në ditë), ose 11.2 doza për çdo 100 banorë.
Kur do të kthehet jeta në normalitet?
Është një pyetje e ndërlikuar dhe temë debati midis epidemiologëve. Ndërsa vaksinat më të mira mendohet të jenë efektive rreth 95%, mund të jetë akoma e mundur të përhapet virusi edhe pas vaksinimit. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në Sh.B.A, ka thënë se vaksinimi nga 70% në 85% të popullatës amerikane do të mundësonte kthimin në normalitet.
Në një shkallë globale, ky është një nivel i frikshëm i vaksinimit. Në nivelin e fundit të vaksinimit, raportohet një mesatare prej 4.54 milionë doza në ditë. Me këtë ritëm, do të duhen rreth 7 vjet për të mbuluar 75% të popullsisë me një vaksinë me dy doza. Shkalla, megjithatë, po rritet vazhdimisht, dhe vaksinat e reja nga prodhues të tjerë mund të jenë së shpejti në dispozicion.
Izraeli vijon të jetë disa hapa para vendeve të tjera. Ai administron 58.5 doza për çdo 100 banorë.
Në vend të dytë vijnë ishujt Seychelles (Sejelles), me 38.64 doza, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 35.81, dhe në vend të katër Britania me 16.46 doza për 100 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës do të jenë nikoqire të një muaji të mbushur... -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës Teleferikët në rajonin e Fribourg po njohin një rritje të ndjeshme të interesit, veçanërisht gjatë sezonit... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para













