E-Diaspora
Kur Letërsia puqet me xhazin dhe botën magjike të gruas
“Mos harro asnjëherë se të luash xhaz është si të rrëfesh një histori !”M.Fermine. Rrëfej unë, gruaja (Shtëpia Botuese « Onufri »), përkrah 69 gra-të e një burri,(Shtëpia Botuese « Skënderbek Book »)
Histori nga bota e gruas që vrapojnë nga një faqe linbri në një qytet, në një shtet dhe e veçanta e tyre mbetet se rrëfimet apo çdo portret i tyre bëhet në shqip. U ndodha jo rastësisht në ambientet e Universitetit Popullor në Gjenevë.
Mikja e vjetër, bashkëpatriotja beratase me një karrierë të gjatë në botën e librit si bibliotekare që nga Berati –Franca e së fundmi Zvicra, Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey me pasionin dhe vlerësimin që ka për librin organizoi me shumë elegancë një mbrëmje ku të përballeshin aspak në debat dy autorë të cilët në epiqëndër të librit të tyre kishin gruan. Arbër Ahmetaj, tashmë një autor i njohur në letërsinë jo vetëm shqipe me « 69 gra » dhe libri im i parë « Rrëfej unë, gruaja » trokitën në vatrën e Univeristetit Popullor në Genevë ku gjetën mikpritjen e një organizimi logjistik tepër të kujdeshëm të zonjës Albana Krasniqi. Gjithçka në konceptin e këtij organizimi kishte në qëndër të vëmendjes, dëshirën e prezantimit të vlerave shqiptare që edhe pse në një vend të huaj energjia dhe konaku së bashku me kuzhinën të bënin të ndiheshe aspak e huaj. Dy autore, një zonjë dhe një zotëri, të cilët nuk janë e natyrisht nuk do të jenë kurrë të vetmit apo të fundit që hyjnë në skutat më të fshehta të gruas, në pasionet dhe dëshirat, në ëndrrat dhe përpjekjet e saj për të njohur vetveten, nga ku nis dhe paqja e një bote të tërë.
E natyrisht, Keti, njohëse e mirë e vlerave femërore, e letërsisë nuk e la punën përgjysmë. Prezantimi, leximi, pyetjet, bashkëbisedimi, u shoqëruan nën tingujt e muzikës xhaz nën mbikqyrjen e të apasionuarit David Barbey e kritikut të kësaj muzike Michel Barbey. Kur flet për shpirtin e paqtë të një gruaje duket se ai nuk është veçse një instrument ku çdo prekje jep një tingull, çdo tingull një melodi ashtu si pjesëzat muzikore të zgjedhura nga Chloé Barbey m eflautin e saj magjik. Pyetjet me humor të vajzës energjike Aina, misionarit të paqes Tahir Shabani, emocionet e pedagoges Drita Veshi, kuriozitetet rreth letërsisë së Arbërit nga Besa Myftiu, petagoge, autore dhe kritike letrare tashmë e njohur në gjuhën shqipe dhe franceze; zonjës ambasadores Margarita Gega; recitimi i Afërdita Cipit ardhur nga Belgjika për këtë takim me plot të papritura u pasuan nga të tjera bashkëbisedime rreth gotës së verës, gatimeve krejtësisht shqiptare e këngëve spontane në grup (natyrisht ) beratase, shkodrane, etj shoqëruar nga zëri i ëmbël i këngëtares sonë Mimoza Nazarko.
I falenderoj shqiptarët-gjenovezë të cilët sollën, transmetuan dhe na bënë të ndihemi krenarë për integrimin e tyre të plotë pa I shkëputur rrënjët prej atdheut.
Një mbrëmje me emocione që moderatorja Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey dhe grupi i drejtuar nga Albana Krasniqi, nuk mund të ketë veç një falenderim të përzemërt dhe « paçi sa më shumë emocione të tilla shqip ».
(Mimoza KUCHLY, Autore)
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











