Kuriozitete

Kuriozitet i rrallë, involvohen tetë etnitete për një aksident të vogël

Aksidenti kurioz i trafikut është shkaktuar mbrëmë rreth orës 23:20, në Lüdenscheid të Gjermanisë. Një shtetas maqedonas, me patentë shoferi të Sllovenisë ngiste kamionin e tij italian, me regjistrimin danez, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Albinfo.ch. Në rrugën “Altenaerstrasse”,  ai ka dashur të mbushë automjetin me karburant. 

Por, ai nuk e kishte vlerësuar sa duhet lartësinë e kamionit me atë të kulmit të pikës së karburanteve. Me këtë rast, ai u ngujua në pikën e karburanteve të një koncerni polak, me menaxhues turk. Për shkak të vështirësive gjuhësore, aksidenti është sqaruar në gjuhën angleze. Por, raporti i aksidentit është shkruar në gjuhën gjermane. Gjatë këtij aksidenti, është shkaktuar dëm i përgjithsëhm material prej rreth 5.000 eurosh.